Juliana Nura tregon periudhën më të vështirë: “5 muaj me IVF (fertilizim in-vitro), jam keq emocionalisht dhe fizikisht – ky ka qenë viti më i keq për mua

Juliana Nura, ka ndarë një rrëfim tepër të ndjerë dhe personal në rrjetet sociale, duke treguar për herë të parë hapur betejën e saj me trajtimet IVF (fertilizim in-vitro) dhe vështirësitë që po kalon këtë vit.

Në postimin e saj, Juliana shprehet se po përballet me një periudhë tepër të lodhshme, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht, duke treguar se prej 5 muajsh është nën trajtime hormonale dhe me gjilpëra të përditshme.

“Jeta ndonjëherë është shumë e keqe dhe di me na sprovu. Kam që 5 muaj që jam me trajtimet e IVF. Kam bërë 3 IVF para dhe kam edhe 2-3 për të bërë deri në fillim të vitit tjetër. Nuk e kam ditur aspak që kjo do të më ndodhte këtë vit. Jam pak e dëshpëruar, por po mundohem të mbaj moralin lart,” – shkruan Juliana me sinqeritet.

Ajo tregon se ky proces e ka lodhur shumë, por përpiqet të mos humbasë shpresën.

“Kjo është jeta… ndonjëherë nuk je e motivuar, ndonjëherë ndodhin shumë gjëra që të lodhin. Është super e vështirë emocionalisht dhe fizikisht, me gjilpëra dhe hormone çdo ditë,” – shton ajo.

Në një tjetër mesazh prekës, Juliana e ka quajtur këtë vit si më të vështirin e jetës së saj:

“Viti më i keq që kam parë… më ka shkuar gjithë viti shumë keq.

Jeta ndonjëherë është shumë e keqe dhe di me na marrë edhe lumturinë që e kemi mbjellë dhe korr gjatë ditës.”

Juliana, me guximin për të folur hapur, është kthyer tashmë në një zë frymëzues për të gjitha vajzat që luftojnë për ëndrrën e tyre për t’u bërë nëna.

“Mos u dorëzoni, edhe kur jeta duket e padrejtë. Shpresa është forca më e madhe që kemi,” – përmbyll ajo.

Lini një Përgjigje