Juela Nikolli thumbon Selin: “Asaj lojën ia ka bërë familja, nuk e ka merituar finalen

Juela Nikolli thumbon Selin: “Asaj lojën ia ka bërë familja, nuk e ka merituar finalen

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Juela Nikolli, ka komentuar hapur rrugëtimin e Selinit drejt finales gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana”, duke ndarë mendimin e saj mbi lojën, strategjinë dhe ndikimin që, sipas saj, ka pasur mbështetja nga jashtë shtëpisë.

E pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka nëse mendon se Selin Bollati e ka merituar fitoren, Juela u shpreh se nuk e ka ndjekur shumë nga afër lojën e saj, por dha një analizë të drejtpërdrejtë për mënyrën si e percepton figurën e Selinit brenda formatit.

“Nuk e kam parë shumë, nuk e kam ndjekur. Mendoj që një strategji e mirë do të ishte të mos jepej shumë direkt. Nuk më ngjall emocione pozitive, as negative, është indiferente. Ia kam thënë se e shoh si një moderatore të zonjën,” – u shpreh ajo fillimisht.

Megjithatë, deklarata që bëri më shumë bujë ishte ajo ku Juela la të kuptohej se, sipas saj, suksesi i Selinit në lojë nuk ka ardhur vetëm nga dinamika brenda shtëpisë, por edhe nga mbështetja e fortë familjare jashtë saj.

“Asaj lojën ia ka bërë familja, por ajo ka qenë shumë aktive dhe lojën e saj e ka bërë brenda shtëpisë. Për mua nuk e ka merituar,” – deklaroi Juela, duke shtuar se finalistët që sipas saj e meritojnë më shumë finalen janë Rogerti dhe Miri.

“Rogerti, Miri e kanë merituar. Kemi bërë dhe lojën bashkë,” – u shpreh ajo.

Deklaratat e saj kanë ndezur menjëherë debatet në rrjetet sociale, ku ndjekësit e formatit janë ndarë në dy kampe. Një pjesë kanë mbështetur mendimin e Juelës, duke argumentuar se mbështetja e familjarëve dhe menaxhimi jashtë shtëpisë ndikojnë shumë në votat e publikut, ndërsa të tjerë kanë reaguar në mbrojtje të Selinit, duke theksuar se ajo ka qenë një nga banoret më aktive dhe më të komentuara të këtij sezoni.

Teksa finalja e “Big Brother VIP Albania” afrohet, komentet dhe analizat e ish-banorëve po bëhen gjithnjë e më të forta, duke shtuar tensionin dhe kuriozitetin e publikut për fituesin e madh të këtij edicioni.

Lini një Përgjigje