Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka folur së fundmi për raportin që vazhdon të ketë me Klodi pas përfundimit të spektaklit, duke sqaruar edhe zërat që kanë qarkulluar prej javësh në rrjet lidhur me një lidhje dashurie apo madje edhe një fejesë mes tyre.
E ftuar në një intervistë, Elijona tregoi se marrëdhënia me Klodin vazhdon të jetë shumë e mirë, por theksoi se për momentin mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa një shoqëri e afërt dhe një raport i ruajtur me respekt reciprok.
Ajo u shpreh se dinamika që kanë pasur brenda shtëpisë së BBVK ka vazhduar edhe jashtë saj, duke shtuar se ndihen mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë arritur ta mbajnë kontaktin edhe pas përfundimit të aventurës televizive.
“Klodin, siç e kam thënë edhe në Big, e vlerësoj shumë si shok për momentin. Për momentin, jo diçka më shumë se shok. Kalojmë shumë mirë bashkë, njëjtë si edhe në Big, e kemi mbajtur raportin shumë mirë,” – u shpreh ajo.
Më tej, Elijona la të kuptohet se për të, çdo raport kërkon kohë dhe qartësi, duke nënvizuar se secili ka jetën dhe prioritetet e veta jashtë formatit.
“Normal, gjithkush e ka jetën e vet, i ka ato gjanat e veta që duhet me i shiku deri ku po të përshtaten ato sene, ama mund të them deri tani që mendimi im për Klodin nuk ka ndryshuar,” – shtoi ish-banorja.
Gjatë intervistës, ajo reagoi edhe ndaj lajmeve dhe aludimeve që kanë pushtuar rrjetet sociale kohët e fundit, ku është pretenduar se dyshja mund të jenë fejuar në fshehtësi ose se po mbajnë larg vëmendjes publike një lidhje romantike.
Elijona i mohoi kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për spekulime të krijuara nga ndjekësit dhe mediat rozë pas afrimitetit që ata treguan gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Deklarata e saj ka sjellë reagime të shumta nga fansat e formatit, të cilët prej kohësh vazhdojnë të komentojnë raportin mes saj dhe Klodit, duke shpresuar që miqësia e tyre të kthehet në një histori dashurie edhe jashtë BBVK.
Megjithatë, të paktën për momentin, Elijona duket e vendosur ta quajë raportin me Klodin vetëm shoqëri, duke lënë gjithçka tjetër të hapur për të ardhmen.