Ja kur do të mbyllet TikTok në Shqipëri – Nuk do ta besoni, dhe pak orë kanë mbetur…

Në një akt të papritur censurimi, qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë rrjetin social TikTok për një periudhë 1-vjeçare. Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama, me pretendimin se TikTok nxit dhunën tek të miturit. Ky vendim vjen më pak se dy muaj para zgjedhjeve, duke ngritur dyshime dhe reagime të forta nga publiku dhe opozita.

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndërsa Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) u ka dërguar një e-mail të gjithë ofruesve të shërbimeve të internetit (ISP), duke kërkuar që të bllokohet aksesi në TikTok deri më 13 Mars. Kjo do të thotë se përdoruesit shqiptarë nuk do të kenë më akses në TikTok pas mesnatës së 13 Marsit.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar një protestë të madhe më 15 Mars, për të kundërshtuar mbylljen e TikTok dhe për të mbrojtur lirinë e fjalës në Shqipëri. Ky vendim ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë përdorues shprehen të zhgënjyer dhe të shqetësuar për ndikimin që kjo lëvizje mund të ketë në lirinë e shprehjes dhe komunikimit.

Lini një Përgjigje