Pikat kryesore
- Tensionet e sigurisë janë rritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi autoritetet konfirmuan se katër dronë të nisur nga Irani u drejtuan drejt territorit të vendit.
- Sipas një deklarate zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, tre prej dronëve u interceptuan me sukses mbi ujërat territoriale, ndërsa i katërti ra në det pa arritur të godasë ndonjë objektiv.
- Autoritetet sqaruan gjithashtu se zhurmat e dëgjuara në zona të ndryshme lidhen me operacionet për neutralizimin e kërcënimeve ajrore.
Tensionet e sigurisë janë rritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi autoritetet konfirmuan se katër dronë të nisur nga Irani u drejtuan drejt territorit të vendit. Sipas një deklarate zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, tre prej dronëve u interceptuan me sukses mbi ujërat territoriale, ndërsa i katërti ra në det pa arritur të godasë ndonjë objektiv. Autoritetet sqaruan gjithashtu se zhurmat e dëgjuara në zona të ndryshme lidhen me operacionet për neutralizimin e kërcënimeve ajrore. Ndërkohë, raporte paraprake flasin për një zjarr të madh që shpërtheu në një objekt nafte në Fujairah, i dyshuar si pasojë e një sulmi me dron. Nuk ka konfirmim zyrtar për dëme të mëdha apo viktima. Në Dubai, alarmi i emergjencës u aktivizua tre herë gjatë pasdites së të hënës, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në zona të mbrojtura dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Alarm për kërcënim me raketa në Dubai, qytetarët marrin njoftim urgjente sigurie Anijet amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit Emiratet e Bashkuara Arabe: Goditet në Ngushticën e Hormuzit cisterna jonë