Pikat kryesore
- Kombëtarja e Iranit ka vendosur që të ndryshojë qendrën stërvitore për kampionatin Botëror nga Arizona në SHBA në Tijuana në Meksikë, për të evituar problemin me vizat amerikane.
- “Me këtë ndryshim, problemi i vizave do të zgjidhet shumë shpejt.
- Uroj që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet dhe të përfaqësojmë tifozët tanë.” FIFA dha dritën jeshile për ndryshimin e qendrës stërvitore pas disa takimeve që patën krerët e federatës me organizatorët e Botërorit.
Kombëtarja e Iranit ka vendosur që të ndryshojë qendrën stërvitore për kampionatin Botëror nga Arizona në SHBA në Tijuana në Meksikë, për të evituar problemin me vizat amerikane. Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti Mehdi Taj. “Me këtë ndryshim, problemi i vizave do të zgjidhet shumë shpejt. Uroj që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet dhe të përfaqësojmë tifozët tanë.” FIFA dha dritën jeshile për ndryshimin e qendrës stërvitore pas disa takimeve që patën krerët e federatës me organizatorët e Botërorit. Irani do të vendoset në Tijuana, në Meksikë, qytet që është afër kufirit amerikan. Megjithatë, marrja e vizave amerikane mbetet ende e paqartë. Irani për momentin ndodhet në Turqi dhe nga Ankaraja u raportua se disa prej lojtarëve iu mohua udhëtimi drejt SHBA-ve, diçka që federata iraniane e mohoi menjëherë. Irani është pjesë e Grupit G të Botërorit dhe të gjitha ndeshjet do t’i zhvillojë në Amerikë. Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit botëror do të nisë më 11 qershor.