IPK dhe EULEX forcojnë bashkëpunimin për sundimin e ligjit

IPK dhe EULEX forcojnë bashkëpunimin për sundimin e ligjit

Pikat kryesore

  • Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, priti sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.
  • Gjatë takimit, Hodaj e informoi Barbanon për punën, aktivitetet dhe të arriturat e IPK-së, si dhe për përkushtimin e institucionit në forcimin e llogaridhënies dhe profesionalizmit brenda Policisë së Kosovës.
  • Nga ana tjetër, Barbano falënderoi Kryeshefin e IPK-së për pritjen dhe theksoi rolin e rëndësishëm që luan Inspektorati Policor në avancimin e sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, priti sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano. Gjatë takimit, Hodaj e informoi Barbanon për punën, aktivitetet dhe të arriturat e IPK-së, si dhe për përkushtimin e institucionit në forcimin e llogaridhënies dhe profesionalizmit brenda Policisë së Kosovës. Nga ana tjetër, Barbano falënderoi Kryeshefin e IPK-së për pritjen dhe theksoi rolin e rëndësishëm që luan Inspektorati Policor në avancimin e sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ai gjithashtu vlerësoi diskutimet e hapura dhe konstruktive mes dy institucioneve. Në përmbyllje të takimit, Hodaj e falënderoi Misionin e EULEX-it për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar në përmbushjen e mandateve ligjore të IPK-së dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/30/2025 17:50 Lulzim Basha del nga SPAK pas një ore e gjysmë: Duhet të ruaj sekretin hetimor, jam thirrur për… 10/30/2025 17:47 Vuçiq: Njohja e Kosovës nga Siria ishte e pritshme 10/30/2025 17:39 Dedaj: Kosova në dhjetor duhet të organizoj zgjedhje të jashtëzakonshme, Kurti e Osmani të ikin nga pushteti!

Lini një Përgjigje