Tomë Gashi kërkon unitet mes partive politike: Duhet të bashkëpunoni, s’kemi nevojë me…

Tomë Gashi kërkon unitet mes partive politike: Duhet të bashkëpunoni, s’kemi nevojë me…

Pikat kryesore

  • Avokati Tomë Gashi ka komentuar thirrjen e presidente Vjosa Osmani për takim me kryetarët e partive politike, duke e vlerësuar si një hap të domosdoshëm për të shmangur paralizimin institucional në vend.
  • Ai ka bërë thirrje që të gjithë liderët politikë të marrin pjesë në këtë takim, duke thënë se refuzimi i pjesëmarrjes do të interpretohej si mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve.
  • Presidentja Osmani i ka ftuar kryetarët e partive në një takim konsultativ të premten në orën 12:00, në përpjekje për të gjetur zgjidhje pas dështimit të Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re.

Avokati Tomë Gashi ka komentuar thirrjen e presidente Vjosa Osmani për takim me kryetarët e partive politike, duke e vlerësuar si një hap të domosdoshëm për të shmangur paralizimin institucional në vend. Ai ka bërë thirrje që të gjithë liderët politikë të marrin pjesë në këtë takim, duke thënë se refuzimi i pjesëmarrjes do të interpretohej si mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve. Presidentja Osmani i ka ftuar kryetarët e partive në një takim konsultativ të premten në orën 12:00, në përpjekje për të gjetur zgjidhje pas dështimit të Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re. Megjithatë, për shkak të mospërputhjeve politike, ende nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri. Duke folur FIVE në TV Dukagjini, Gashi ka thënë se takimi i thirrur nga Osmani është në përputhje të plotë me rolin kushtetues të presidentes, e cila, sipas tij, po përpiqet të krijojë hapësirë dialogu mes subjekteve politike. Ai shtoi se takimi mund të sjellë rezultat nëse palët tregojnë gatishmëri për marrëveshje dhe bashkëpunim. “Na s’mundemi me ngjallë Anton Çetën. As s’ka nevojë për një Antin Çeta II. Kët nuk janë armiq mes veti. Kët janë kundërshtarë politik. Albin Kurti e di më mirë se unë… Nëse takimi i ditës së nesërme mund të sjellë rezultat, ne duhet me prit deri të mërkurën, por kjo nuk është e thënë se ajo është afati maksimal. Nëse këtë marren vesh nesër. Mundemi me pas qeveri të shtunën. Qeveri të përkohshme s’mundemi me pas… roli i presidentes është me i tubu të gjithë dhe duhet të shkojnë të gjithë. Është jo normal mos me shku në takim me presidenten për të dikuar diçka që po shihet një rrezik i madh që shteti mos me qenë funksional. Dhe ai që nuk dëshiron ë bashkëpunoj, faktikisht ai do të dënohet në zgjedhjet e ardhshme me votë”, ka thënë Gashi në FIVE. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/30/2025 18:11 Sindikata e RTK-së: Nëse pagat nuk u dalin punëtorëve brenda afatit, do të merren masa 10/30/2025 18:07 Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Sveçlës, Zybës e Pacollit, lidhur me hedhjen e gazit lotësjellës 10/30/2025 18:01 Tomë Gashi kërkon unitet mes partive politike: Duhet të bashkëpunoni, s’kemi nevojë me ngjallë Anton Çetën

Lini një Përgjigje