Pikat kryesore
- Një inspektor i IKMT Kukës, i identifikuar si Defrim Haziraj, është arrestuar nga policia e këtij qyteti, pasi dyshohet se ka kërcënuar drejtorin e institucionit ku punonte.
- Shkak për konfliktin është bërë gjobitja e djalit të xhaxhait të tij, i cili ushtronte aktivitet ndërtimi pa lejen përkatëse.
- Nga hetimet ka rezultuar se inspektori ka shpërdoruar detyrën, duke mos marrë masa për të ndaluar gërmimin e tokës që kushëriri i tij po kryente në zonën e Krenzës, në Kukës, pa autorizim ligjor.
Një inspektor i IKMT Kukës, i identifikuar si Defrim Haziraj, është arrestuar nga policia e këtij qyteti, pasi dyshohet se ka kërcënuar drejtorin e institucionit ku punonte. Shkak për konfliktin është bërë gjobitja e djalit të xhaxhait të tij, i cili ushtronte aktivitet ndërtimi pa lejen përkatëse. Nga hetimet ka rezultuar se inspektori ka shpërdoruar detyrën, duke mos marrë masa për të ndaluar gërmimin e tokës që kushëriri i tij po kryente në zonën e Krenzës, në Kukës, pa autorizim ligjor. Shkelja është konstatuar nga drejtuesi i IKMT, i cili ka urdhëruar inspektimin në terren dhe më pas ndëshkimin administrativ të shkelësit. Ky vendim nuk është pritur mirë nga inspektori, i cili dyshohet se ka kërcënuar me jetë drejtorin e IKMT. Përveç arrestimit të inspektorit, policia ka proceduar penalisht edhe ndërtuesin, kushëri i tij, për shkelje të ligjit në fushën e ndërtimit dhe përdorimit të tokës.