Pikat kryesore
- Edison Çukaj alias Gjoka u fajtor për veprën penale të ushtrimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg.
- Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 1 vit burg.
- Për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të kryer është më e madhe se masa e dënimit, gjykata urdhëroi heqjen e masës së arrestit në burg.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar tre persona, të cilët u morën të pandehur për ndikim të paligjshëm në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, që u zhvillua në maj të 2025 nga Prokuroria e Posaçme. Edison Çukaj alias Gjoka u fajtor për veprën penale të ushtrimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 1 vit burg. Për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të kryer është më e madhe se masa e dënimit, gjykata urdhëroi heqjen e masës së arrestit në burg. Në përfundim, gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burg, por do të duhet që të bëjë shërbim prove për të paktën 2 vjet e 8 muaj burg. Ervis Deti u dënua për të njëjtën vepër penale me dy vite burg, dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, ai do të bëjë 1 vit e 4 muaj burg. Edhe Bexhed Mema u dënua me 2 vite burg për të njëjtën vepër penale, por iu ul në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. “1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 36/3, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve Edison Cukaj(Gjoka), Ervis Deti dhe Bexhed Mema”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Engjëllushe Tahiri dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 35, datë 27.04.2026 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Çukaj alias Gjoka, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. 2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit burgim. 3. Në bazë të neneve 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale, përshkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin Nr. 34 datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal të pavuajtur. 4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Deti, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim. 5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4(katër muaj) burgim. 6. Vuajtja e dënimit fillon nga dita që ky vendim të marrë formë të prerë dhe të vuhet në një nga burgjet e sigurisë së zakonshme. 7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bexhed Mema, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vjet burgim. 8. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4(katër) muaj burgim. 9. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Bexhed Mema, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin i pandehuri. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 2 (dy) vite e 8 tetë muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. 10. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit. 11. Në bazë të nenit 261/1/b dhe 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” caktuar me vendimin Nr. 34 datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.