Ndahet nga jeta ish-Prefekti i Fierit, reagon familja: Sëmundja e rrallë…

Ndahet nga jeta ish-Prefekti i Fierit, reagon familja: Sëmundja e rrallë…

Pikat kryesore

  • Baki Bala, ish-prefekt i qarkut të Fierit, është ndarë këtë të shtunë nga jeta pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rrallë.
  • Bashkëshortja e tij shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait të tre vajzave të tyre.
  • Njoftimi i familjes për vdekjen e Baki Balës “Me dhimbje të pamasë po ndajmë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëshortit tim të shtrenjtë dhe babait të tre vajzave tona, Baki Bala.

Baki Bala, ish-prefekt i qarkut të Fierit, është ndarë këtë të shtunë nga jeta pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rrallë. Familja ka dhënë lajmin e trishtë. Bashkëshortja e tij shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait të tre vajzave të tyre. Njoftimi i familjes për vdekjen e Baki Balës “Me dhimbje të pamasë po ndajmë lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëshortit tim të shtrenjtë dhe babait të tre vajzave tona, Baki Bala. Ai u përball me një sëmundje të vështirë dhe të rrallë me forcë, dinjitet dhe shpresë, duke na mësuar çdo ditë çfarë do të thotë të luftosh me zemër dhe të duash jetën edhe në momentet më të vështira. Largimi i tij ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat tona, një dhimbje që fjalët nuk arrijnë ta përshkruajnë. Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë detajet për ceremoninë mortore.”

Lini një Përgjigje