Incident në Gjykatën e Vlorës: Avokati dhunon punonjësin e sigurisë, shoqërohet…

Incident në Gjykatën e Vlorës: Avokati dhunon punonjësin e sigurisë, shoqërohet nga…

Pikat kryesore

string(89) "incident-ne-gjykaten-e-vlores-avokati-dhunon-punonjesin-e-sigurise-shoqerohet-nga-policia" Incident në Gjykatën e Vlorës: Avokati dhunon punonjësin e sigurisë, shoqërohet nga policia Një tjetër incident i rëndë është shënuar në ambientet e gjykatave në vend, kësaj here në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ku një avokat ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi sigurie. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e kontrollit me detektorë metali, në hyrje të godinës. Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në ambientet e gjykatës, duke pretenduar se ishte thirrur zyrtarisht. Pasi roja e sigurisë e kundërshtoi dhe nuk e lejoi hyrjen, mes tyre ka nisur një debat verbal që përshkallëzoi në dhunë fizike ndaj punonjësit të sigurisë. Menjëherë pas incidentit, avokati Llanaj është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. Kujtojmë se Redi Llanaj është gjithashtu avokat i ish-deputetes Monika Kryemadhi. Ky nuk është rasti i parë i tensioneve në gjykatat e vendit. Po sot, në Apelin e Tiranës, një qytetar kërcënoi një roje sigurie me fjalët “jeni për t’u vrarë të gjithë”, vetëm pak ditë pas një ngjarjeje tragjike në të njëjtën gjykatë, ku më 6 tetor 2025 u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja. Emrat/ Prishën qetësinë publike me zhurmat e marmitave të motorëve gjatë natës, arrestohen dy të rinjtë në Durrës Incident në Gjykatën e Vlorës: Avokati dhunon punonjësin e sigurisë, shoqërohet nga policia Ish-deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj emërohet këshilltar i Presidenti Begaj I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari, do të ekstradohet (EMRI) Sejko: Demografia dhe tregu i punës, sfidë për qëndrueshmërinë ekonomike Presidenti Begaj kërkon koordinimin Shqipëri-Kosovë përballë krizës demografike: Nëse gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër

Lini një Përgjigje