Pikat kryesore
string(111) "emrat-prishen-qetesine-publike-me-zhurmat-e-marmitave-te-motoreve-gjate-nates-arrestohen-dy-te-rinjte-ne-durres" Emrat/ Prishën qetësinë publike me zhurmat e marmitave të motorëve gjatë natës, arrestohen dy të rinjtë në Durrës Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi gjatë natës, kanë prishur qetësinë me zhurmat e marmitave të motomjeteve që drejtonin në sheshin “Taulantia”. Në pranga kanë rënë 21-vjeçari Kejdi Previzi nga Tirana dhe 24 vjeçari Lorenc Basha nga Durrësi. Po ashtu, policia bën me dije se nga verifikimet, rezultoi se dy të rinjtë, nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve”. Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës, se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në sheshin “Taulantia” dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 motomjeteve që drejtonin. Për këtë paligjshmëri, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve K. P., 21 vjeç, banues në Tiranë dhe L. B., 24 vjeç, banues në Durrës. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ata nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës, se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në sheshin “Taulantia” dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 motomjeteve që drejtonin. Për këtë paligjshmëri, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve K. P., 21 vjeç, banues në Tiranë dhe L. B., 24 vjeç, banues në Durrës. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ata nuk ishin të pajisur me leje për drejtim të motomjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Emrat/ Prishën qetësinë publike me zhurmat e marmitave të motorëve gjatë natës, arrestohen dy të rinjtë në Durrës Incident në Gjykatën e Vlorës: Avokati dhunon punonjësin e sigurisë, shoqërohet nga policia Ish-deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj emërohet këshilltar i Presidenti Begaj I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Vlorë 38-vjeçari, do të ekstradohet (EMRI) Sejko: Demografia dhe tregu i punës, sfidë për qëndrueshmërinë ekonomike Presidenti Begaj kërkon koordinimin Shqipëri-Kosovë përballë krizës demografike: Nëse gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër