Inceneratori i Tiranës/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 10 të pandehurit

Inceneratori i Tiranës/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim 10 të pandehurit

Pikat kryesore

  • SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, zbret në gjykatë kërkesën për kalimin në gjyq për 10 të pandehurit.
  • Të pandehurit janë: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Dashamir Ymeraj, Arjola Kodra, Denisa Tollkucci, Elton Bualli, Endrit Habilaj, Renato Nallbani, Giuseppe Ciaffaglione dhe Marc Richard Lappat.
  • Organi i akuzës ka arritur të zbulojë se abuzimet e kryera nga këta persona kapin vlerën e 30 milionë eurove.

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, zbret në gjykatë kërkesën për kalimin në gjyq për 10 të pandehurit. Të pandehurit janë: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Dashamir Ymeraj, Arjola Kodra, Denisa Tollkucci, Elton Bualli, Endrit Habilaj, Renato Nallbani, Giuseppe Ciaffaglione dhe Marc Richard Lappat. Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat “Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, ndaj tyre. Organi i akuzës ka arritur të zbulojë se abuzimet e kryera nga këta persona kapin vlerën e 30 milionë eurove. Këta persona janë hetuar në mungesë, pasi në qershorin e vitit 2024, kur u lëshuan masat e sigurisë nga Prokuroria e Posaçme, policia nuk mundi të ekzekutonte asnjërën prej tyre. Ky është një nga fraksionet e inceneratorit të Tiranës, vijojnë hetimet për fraksionin tjetër me disa të pandehur të tjerë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shtohen fondet për mbrojtjen nga zjarret/ Rishikimi i buxhetit, më shumë financime për SPAK dhe KQZ Dosja 5D/ Lirohet nga qelia ish drejtori Mariglen Qato, kalon në arrest shtëpiak Ish-oficerja e BKH, e pandehur në gjyq/ SPAK: Erjona Daupaj ndërhyri në gjykatë për të pandehurit e “Toyota Yaris”

Lini një Përgjigje