Pikat kryesore
- Ish-ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka, ka rrëfyer disa detaje në lidhje me atë që ka ndodhur në Beograd në 2014, në ndeshjen e cila u kthye në një betejë dhune.
- Ai ka treguar se një natë përpara ngjarjes presidenti i federatës serbe i ka ftuar për darkë, teksa gjatë ndeshjes ka qenë i shoqëruar me presidentin e asaj kohë të Serbisë.
- Një ditë, mbrëmje më parë, erdhi në Beograd kryetari i federatës shqiptare të futbollit dhe delegacionit që e shoqëronte, për të marrë pjesë në këtë eveniment sportiv.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçka, ka rrëfyer disa detaje në lidhje me atë që ka ndodhur në Beograd në 2014, në ndeshjen e cila u kthye në një betejë dhune. Ai ka treguar se një natë përpara ngjarjes presidenti i federatës serbe i ka ftuar për darkë, teksa gjatë ndeshjes ka qenë i shoqëruar me presidentin e asaj kohë të Serbisë. “Gjithçka filloi krejt normalisht. Një ditë, mbrëmje më parë, erdhi në Beograd kryetari i federatës shqiptare të futbollit dhe delegacionit që e shoqëronte, për të marrë pjesë në këtë eveniment sportiv. Bashkë me të ishim të ftuar në një darkë protokollare nga kreu i federatës serbe të futbollit. Në momentin që erdhi avioni nga Tirana, atje u krijua një përshtjellim, pasi të gjithë pasagjerët pa dallim u ndaluan të hynin në Serbi, kjo ishte shkelje flagrante se nuk kishte asnjë arsye. U bllokuan deputetë e punonjës të shtypit shqiptar. Pas një përpjekje të madhe dy orëshe, u arrit që ata të lejoheshin të dilnin nga aeroporti. Ne ishim në shoqërinë e presidentit serb, në tribunën qëndrore, e cila filloi me shfaqe aspak sportive. Kujtoj që gjithë stadiumi në kor nisi të thoshte 'vritini shqiptarët'” , ka deklaruar ai.