Igli Tare ka sot një derbi/ Drejtori sportiv shqiptar ka punuar tek Milan dhe tek Lazio

Igli Tare ka sot një derbi/ Drejtori sportiv shqiptar ka punuar tek Milan dhe tek Lazio

Pikat kryesore

  • Në fillim si futbollist që nga viti 2005, pasi mbylli aventurat me Breshën e Bolonjën, e më pas nga viti 2008 si menaxher I skuadrës, e në 2009 pikërisht si Drejtor Sportiv.
  • Ky bashkëpunim, thuajse një dashuri, vazhdoi deri në 2023, pra Tare ka qenë pjesë e Lacios, si lojtar dhe drejtues për 18 vite të plota.
  • Arriti suksese të rëndësishme, edhe pse jo titullin kampion, që lacialët e kanë fituar vetëm dy herë.

E pamundur të mos jetë në pozitë të vështirë. Igli Tare është sot I ulur në një poltronë të madhe, në kolltukun dhe zyrën e Drejtorit Sportiv të një klubi 7 herë kampion I Europës dhe 19 herë I Serisë A, pra tek Milani, por në mbrëmje do të jetë në stadiumin “San Siro” përballë asaj skuadre që e pati në zemër. Në fillim si futbollist që nga viti 2005, pasi mbylli aventurat me Breshën e Bolonjën, e më pas nga viti 2008 si menaxher I skuadrës, e në 2009 pikërisht si Drejtor Sportiv. Ky bashkëpunim, thuajse një dashuri, vazhdoi deri në 2023, pra Tare ka qenë pjesë e Lacios, si lojtar dhe drejtues për 18 vite të plota. Arriti suksese të rëndësishme, edhe pse jo titullin kampion, që lacialët e kanë fituar vetëm dy herë. Kryeqytetasit me trajnerin Simone Inzagi fituan tri herë Kupën e Italisë, dhe po tri herë Superkupën italiane, me Taren që e mbylli ne klub si nënkampion I Italisë në 2023. Në ekip ka ende lojtarë të sjellë prej tij, si Romanjoli, Hysaj, Xhila, Marushiç, ndërsa nuk harrohen Imobile, Milinkovic-Savic e Luis Alberto. Kjo kohë tashmë ka kaluar dhe pas rreth dy vitesh pushim, ish-kapiteni I Shqipërisë u emërua drejtor sportiv I Milanit në 26 maj të këtij viti. Skuadra kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Masimiliano Alegri, është pranë kreut të renditjes së Serisë A, edhe me lojtarë të ardhur në verë si Modriç, Rabio apo Nkunku, ndërsa mbetet për t’u parë Ardon Jashari, I cili ka qenë I dëmtuar Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Xhaka, pakt me “djallin”/ Mesfushori i thotë “Po” Tares, pritet marrëveshja me Leverkusen Milan kërkon Modriç/ Mesfushori kroat është më shumë se një ide, Tare ka nisur punën Tare bën Milan “Allegri”/ Goditja e parë e shqiptarit, gjen trajnerin e ri kuqezi

Lini një Përgjigje