/ I humbi arma e shërbimit! U dogj në makinën në Llogara, Artjon Xhelo ish-efektiv i…

/ I humbi arma e shërbimit! U dogj në makinën në Llogara, Artjon Xhelo ish-efektiv i…

Pikat kryesore

  • U dogj në makinën në Llogara, Artjon Xhelo ish-efektiv i “Shqiponjave” u përjashtua nga policia për…
  • Ish/efektivi i DVP Berat, që u gjet i djegur sot në “Qafën e Llogarasë” brenda automjetit të tij, ishte efektiv i Forcave Operacionale “Shqiponjat”.
  • Më pas, për shkak të problemeve psikologjike u transferua në Postën e Policisë Poliçan, ku për shkak se humbi armën e shërbimit ju vendos “masë disiplinore”.

FOTO/ I humbi arma e shërbimit! U dogj në makinën në Llogara, Artjon Xhelo ish-efektiv i “Shqiponjave” u përjashtua nga policia për… Ish/efektivi i DVP Berat, që u gjet i djegur sot në “Qafën e Llogarasë” brenda automjetit të tij, ishte efektiv i Forcave Operacionale “Shqiponjat”. Më pas, për shkak të problemeve psikologjike u transferua në Postën e Policisë Poliçan, ku për shkak se humbi armën e shërbimit ju vendos “masë disiplinore”. Xhelo nuk dha dorëheqjen nga policia, por u përjashtua nga radhët e policisë. Ky në foto është Artjon Xhelo, ish/punonjësi i policisë që u vetëdogj pasditen e sotme brenda automjetit të tij. Artjol Xhelo,32-vjeç, banues në fshatin Banaj në bashkinë Dimal, ka punuar disa vite në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat si pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”. Në vitin 2023, Xhelo kishte shfaqur probleme të shumta të depresionit dhe për këtë arsye DVP Berat e largoi nga Forcat Shqiponja dhe e transferoi në Postën e Policisë në Poliçan. Aty u fol që efektivit të policisë Artjol Xhelo i humbi arma e shërbimit dhe DVP Berat i dha një masë disiplinore dhe e përjashtoi nga radhët e Policisë së Shtetit. Sipas burimeve të brendshme në DVP Berat, ish/efektivi i policisë Artjol Xhelo kishte probleme të theksuara të depresionit dhe psikologjike. Xhelo u gjet i djegur brenda makinës së tij, tip BMW,rreth orës 14:35 të ditës së sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendit e quajtur “Qafa e Llogarasë” dhe trupi i pajetë u gjet i djegur në sediljen e shoferit. Edhe pse grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, dyshohet se 32-vjeçari Xhelo dogji veten ditën e sotme brenda makinës së tij në Llogara. loading…

Lini një Përgjigje