Duheshin ndjekur shkallët e gjyqësorit”/ Joana Qeleshi: Kthimi i Ballukut në detyrë u…

Duheshin ndjekur shkallët e gjyqësorit”/ Joana Qeleshi: Kthimi i Ballukut në detyrë u…

Pikat kryesore

  • “Duheshin ndjekur shkallët e gjyqësorit”/ Joana Qeleshi: Kthimi i Ballukut në detyrë u arsyetua me vetëm një fjali nga Kushtetuesja!
  • Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi, në “Studio24” ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e Belinda Ballukut në detyrë.
  • Ajo u shpreh se vendimi Gjykatës Kushtetuese, pra i shumicës, ishte i argumentuar me vetëm një fjali ndërkohë nga ana tjetër pakica e ka argumentuar gjatë mendimin e saj.

“Duheshin ndjekur shkallët e gjyqësorit”/ Joana Qeleshi: Kthimi i Ballukut në detyrë u arsyetua me vetëm një fjali nga Kushtetuesja! Pjesëmarrja e saj në seancë… Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi, në “Studio24” ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e Belinda Ballukut në detyrë. Ajo u shpreh se vendimi Gjykatës Kushtetuese, pra i shumicës, ishte i argumentuar me vetëm një fjali ndërkohë nga ana tjetër pakica e ka argumentuar gjatë mendimin e saj. “Kryeministri ka ngritur një konflikt kompetencash. Çdo qytetar sa kohë nuk ka vendim të formës së prerë prezumohet i pafajshëm. Masa e sigurisë e marrë ndaj ballukut është një masë ndaluese. Edhe Balluku ka ankimuar masën në Apelin e GJKKO. Vendimi i GJK për pezullimin e masës së sigurisë ishte e papritur sepse nuk ka asnjë precedent të tillë. Vendimi i shumicës ka vetëm një fjali, ndërsa mendimi i pakicës ishte më i argumentuar, ishte tre faqe. Thuhet në të që nuk ka një precedent tjetër mes të tjerash ndërsa nuk sqarohet nga shumica se cilat janë pasojat që sjell mos qëndrimi i Ballukut në detyrë. Mund të ishin ndjekur shkallët e gjyqësorit”, tha ajo. Në lidhje me faktin nëse në seancën e 22 janarit do të jetë i pranishëm kryeministri Rama apo zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, Qeleshi u përgjigj: Balluku nëse do të priste fillimisht Apelin, pra shkallët e gjyqësorit do të mund të ishte e pranishme në seancë nëse do të donte. Por ankimimi është bërë nga kryeministri. loading…

Lini një Përgjigje