I akuzuar për korrupsion në zgjedhje/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristjan Shkreli…

I akuzuar për korrupsion në zgjedhje/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristjan Shkreli…

Pikat kryesore

  • Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), për seancën e radhës gjyqësore për dosjen në ngarkim të tij.
  • Kristian Shkreli, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.
  • Kujtojmë se një ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit, celulari i Shkrelit u sekuestrua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), për seancën e radhës gjyqësore për dosjen në ngarkim të tij. Kristian Shkreli, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë. Nga hetimet e SPAK është evidentuar se Kristian Shkreli ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të PSD-së, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, si dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë. Kujtojmë se një ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit, celulari i Shkrelit u sekuestrua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Lini një Përgjigje