Pikat kryesore
- Sepse një aktor i madh bën pikërisht këtë: Rrëmben vëmendjen e tapetit të kuq pikërisht në kohën e duhur, në vendin e duhur, në momentin e duhur.
- Një njeri, jashtë burgut dhe përtej gjykatës është dhe qënia që meriton të lihet në qetësinë njerëzore.
Nga Alba Malltezi I njëjti cunam do të ishte ngritur nëse një tjetër aktor apo aktore e madhe do të shkonte në gjyq dhe do të puthte apo do të përqafonte ta zëmë Ilir Metën, apo Sali Berishën, por Robert Ndrenika prishi planet. Sepse një aktor i madh bën pikërisht këtë: Rrëmben vëmendjen e tapetit të kuq pikërisht në kohën e duhur, në vendin e duhur, në momentin e duhur. Mjeshtri i skenës na e dha një shuplakë të gjithëve që të kamufluar nën petkun e “ëndrrimtarëve të drejtësisë” nuk po bëjmë tjetër gjë veçse interpretimin më të shëmtuar që bënë të parët tanë në të tmerrshmet vite të pasluftës së Dytë Botërore: Etja e verbër për të ekzekutuar pa avokatë e pa gjyqe transparente ata që mendojmë se kanë gabuar; identifikimin e njeriut dhe poshtërimin e tij me gabimet që mendojmë se ka kryer. Por një njeri nuk është vetëm gabimi i tij. Një njeri, jashtë burgut dhe përtej gjykatës është dhe qënia që meriton të lihet në qetësinë njerëzore.