Nuk është shumë i vjetër, edhe pse duket si ndonjë plak i futbollit.
Elseid Hysaj i ka arritur thuajse të gjitha në karrierë, duke qenë rekordmen i ndeshjeve në kombëtaren shqiptare, dhe po ashtu rekordmen i ndeshjeve ndër lojtarët shqiptarë në Serinë A, dhe në Itali në përgjithësi.
Mbrojtësi i krahut, që u largua fare fëmijë nga Shqipëria, e kaloi të gjithë karrierën e deritanishme në Apenine, e ndoshta ka ardhur momenti që të largohet prej aty.