Hykmete Bajrami: Vjosa Osmani nuk do zgjedhje, por t’i japë kohë Kurtit

Hykmete Bajrami: Vjosa Osmani nuk do zgjedhje, por t’i japë kohë Kurtit

Pikat kryesore

  • Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se vendi do të shkojë patjetër në zgjedhje, pasi sipas saj, asnjë parti politike nuk i ka 61 vota për të formuar qeverinë.
  • Ajo ka theksuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani janë bashkë pasi sipas saj, kjo e fundit ka qenë e interesuar t’i shmangë zgjedhjet, por përkundrazi i ka dhënë kohë Kurtit.
  • “E kemi balotazhin më 9 nëntor, në anën tjetër është i pashmangshëm procesi i zgjedhjeve nacionale sepse askush nuk i ka votat.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se vendi do të shkojë patjetër në zgjedhje, pasi sipas saj, asnjë parti politike nuk i ka 61 vota për të formuar qeverinë. Ajo ka theksuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani janë bashkë pasi sipas saj, kjo e fundit ka qenë e interesuar t’i shmangë zgjedhjet, por përkundrazi i ka dhënë kohë Kurtit. “E kemi balotazhin më 9 nëntor, në anën tjetër është i pashmangshëm procesi i zgjedhjeve nacionale sepse askush nuk i ka votat. Vjosa dhe Albini së bashku, u pa që janë bashkë sepse zonja doli dhe tha që detyrë e imja është që me i shmangë zgjedhjet, e si me i shmangë zgjedhjet?”, ka deklaruar Bajrami në emisionin Debat Plus. “Kemi pritur që 9 muaj dhe askush nuk i ka 61 vota. Sikur Vjosa Osmani do të ishte me të vërtetë pro procesit të shmangies së zgjedhjeve, ajo do të dilte me një deklaratë në kohën kur LDK doli për qeveri të unitetit. Nuk ka pasur person që nuk e ka kritikuar idenë që e kemi propozuar ne. Vjosa Osmani nuk është e interesuar për zgjedhje, është e interesuar për t’i dhënë kohë Albin Kurtit. Kurti nuk është i interesuar për zgjedhje”, ka shtuar ajo. Sipas Bajramit, afatet janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë dhe nuk mund të zvarriten. “Afate janë kushtetuese kur ka dikush që i ka numrat kur të gjitha partitë tregojnë që nuk i kanë numrat duhet me u data e zgjedhjeve edhe jo me thënë që Kurti nuk i ka numrat por të shohim mbase po ndodhë mrekullia dhe Kurti mund t’i ketë numrat brenda një afati të caktuar”, ka deklaruar Bajrami në Debat Plus. “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen 11/02/2025 22:35 “S’ka vend për Vjosa Osmanin në LDK” – Bajrami thotë se i ka bërë dëm të madh partisë 11/02/2025 22:30 Mendi Qyra ka fitoren në Strugë 11/02/2025 22:20 Kasami fitoren në Tetovë, fton qytetarët të festojnë në sheshin “Iliria”

Lini një Përgjigje