Humbi jetën nga asfiksia nga zjarri në fabrikën e skafeve në Durrës, zbardhet identiteti…

Humbi jetën nga asfiksia nga zjarri në fabrikën e skafeve në Durrës, zbardhet identiteti…

Pikat kryesore

  • Zbardhet identiteti i 25-vjeçarit që humbi jetën sot në një prej magazinave të fabrikës së prodhimit të skafeve në Fllakë të Durrësit.
  • Si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, humbi jetën nga asfiksia Omar Faruk, një i ri nga Bangladeshi, ndërsa kolegu i tij, nga Kenia, 30 vjeç, ndodhet në spital, jo me plagë djegie, por i asfiksuar.
  • Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S.

Zbardhet identiteti i 25-vjeçarit që humbi jetën sot në një prej magazinave të fabrikës së prodhimit të skafeve në Fllakë të Durrësit. Si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, humbi jetën nga asfiksia Omar Faruk, një i ri nga Bangladeshi, ndërsa kolegu i tij, nga Kenia, 30 vjeç, ndodhet në spital, jo me plagë djegie, por i asfiksuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Sektorit Rinia. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi se punonjësit ishin në gjumë, kur një bombë gazi dyshohet se ka shpërthyer në flakë. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Lini një Përgjigje