Pikat kryesore
- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia të Durrësit, ku një zjarr ka përfshirë ambientet e një magazine ku gatuhej ushqim për punonjësit.
- Sipas informacionit paraprak, rreth orës 08:00 dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombul gazi në ambientin e kuzhinës së subjektit me administrator shtetasin me inicialet S.
- Si pasojë e flakëve, ka humbur jetën një 25-vjeçar me origjinë nga Bangladeshi, shtetasi me inicialet O.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektor Rinia të Durrësit, ku një zjarr ka përfshirë ambientet e një magazine ku gatuhej ushqim për punonjësit. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 08:00 dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombul gazi në ambientin e kuzhinës së subjektit me administrator shtetasin me inicialet S. M. Si pasojë e flakëve, ka humbur jetën një 25-vjeçar me origjinë nga Bangladeshi, shtetasi me inicialet O. M., i cili dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia. Një tjetër punonjës, rreth 30 vjeç nga Kenia, Ch. Ch., është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.