Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti/ Kryen nderimet kryeministri Rama ()

Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti/ Kryen nderimet kryeministri Rama ()

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti që po mbahen në teatrin “Petro Marko”, në Vlorë.
  • Gazetari Enrik Mehmeti, humbi jetën pasditen e së shtunës, në moshën 40-vjeçare, pas një aksideti me motor në plazhin e Porto Novës, në Zvërnec.
  • Gazetari Enrik Mehmeti, ka raportuar ngjarjet nga qarku i Vlorës.

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti që po mbahen në teatrin “Petro Marko”, në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti, humbi jetën pasditen e së shtunës, në moshën 40-vjeçare, pas një aksideti me motor në plazhin e Porto Novës, në Zvërnec. Gazetari Enrik Mehmeti, ka raportuar ngjarjet nga qarku i Vlorës. Për vite me radhë, Mehmeti ishte fytyra dhe zëri që solli në ekranin e News24 ngjarjet më të rëndësishme të jugut të vendit, nga kronika e zezë te operacionet policore, zhvillimet sociale, politike dhe turistike. Ai njihej për praninë e menjëhershme në vendngjarje, raportimet ekskluzive dhe këmbënguljen për të sjellë informacionin e verifikuar, edhe në situata të vështira. Ai iu bashkua News24 që në ditët e para të themelimit të televizionit, duke raportuar me përkushtim dhe profesionalizëm për ngjarjet e ndodhura në qytetin e Vlorës, nga kronika e zezë, operacionet e bujshme policore, problematikat sociale, turizmi etj., Më herët edhe kreu i PD, Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Blushi dhanë mesazhet e ngushëllimit në rrjetet sociale. Sot në orën 14:00, familjarë, miq dhe kolegë do t’i japin lamtumirën e fundit gazetarit të njohur.

Lini një Përgjigje