/ Aksident pranë Rubikut, dy të plagosur dërgohen në Spitalin e Traumës

/ Aksident pranë Rubikut, dy të plagosur dërgohen në Spitalin e Traumës

Pikat kryesore

  • Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së kësaj të diele në Rrugën e Kombit, pranë Rubikut.
  • Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
  • Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Rrëshenit, ku kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas janë transferuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së kësaj të diele në Rrugën e Kombit, pranë Rubikut. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Rrëshenit, ku kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas janë transferuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Në lidhje me këtë aksident kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave që e shkaktuan atë. Për shkak të përplasjes, qarkullimi në këtë segment pati vështirësi në lëvizje dhe është dashur ndërhyrja e njësisë së autostradave. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shkuan për kontrolle/ Punonjësit e Task Forcës së Tatimeve mbahen peng në Golem, 4 të arrestuar Përfitoi lirinë me amnistinë penale/ Lushnjë, 36-vjeçari përfundon sërish në burg për vjedhje SHBA përfundon natën e tetë radhazi të sulmeve kundër Iranit

Lini një Përgjigje