Pikat kryesore
- “Besoj që të gjithë pajtoheni që nuk ka pasur një rast të tillë në të kaluarën…
- Kuvendi i Kosovës duhet ta marr përgjegjësin në raport me situatën.
- Për ne është e pa pranueshme që punëtore e RTK të mbeten pa paga me një kontribut të vogël të deputetëve kjo çështje do të mund të adresohej.
Nënkryetarja e Kuvendit nga VV-ja Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka hedhur fajin tek partitë e tjera që nuk pranuan të ketë një seancë, ku do të hidhej buxheti për RTK-në, po ashtu buxhetin për tri komuna dhe buxhetin për 2026-tën. Ajo madje tha se në mbledhje pa vetëm kapriço politike. “Besoj që të gjithë pajtoheni që nuk ka pasur një rast të tillë në të kaluarën… Kuvendi i Kosovës duhet ta marr përgjegjësin në raport me situatën. Për ne është e pa pranueshme që punëtore e RTK të mbeten pa paga me një kontribut të vogël të deputetëve kjo çështje do të mund të adresohej. Është buxheti për tri komunat dhe e treta buxheti për vitin 2026. Unë pashë kariço politike, në vend se në situatë aktuale të ishin gjithë të unifikuar, të paktë sot është dashur që të ketë vullnet të dëshmuar. Ky nuk është buxhet i VV as i Kurtit, me vjen keq për sjelljen e tyre. Më vend të qasjes konstruktive ne u ballafaquam me destruktivitet”,tha ajo./EO/ Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/30/2025 16:17 Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania 10/30/2025 16:11 Rikthehet në funksion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” 10/30/2025 16:03 Haxhiu i përmend dy palë zgjedhje: Mund të mos kemi buxhet për zgjedhje kur s’e zgjedhim Presidentin