Pikat kryesore
- Mesa duket, telashet nuk kanë fund për një nga figurat më të komentuara të rrjeteve sociale, Hatixhe Brikën, e njohur gjerësisht për publikun si Hati.
- Ditën e sotme, ajo është ndaluar nga efektivët e policisë së Tiranës në zonën e Medresesë.
- Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, autoritetet kanë ndërhyrë duke i sekuestruar automjetin e saj luksoz, një BMW në ngjyrë rozë, e cila tashmë është kthyer në një mjet identifikues për të në rrjetet sociale.
Telashet duket se nuk kanë të sosur për një nga figurat më të komentuara të rrjeteve sociale, Hatixhe Brikën, e njohur për publikun si Hati.
Pas përfshirjes së fundit në një situatë të debatueshme që lidhej me publikimin e disa fotove të krijuara me inteligjencë artificiale – çështje që përfundoi deri në Komisariat – influencerja është përballur sërish me autoritetet.
Gjatë ditës së sotme, ajo është ndaluar nga efektivët e Policisë së Tiranës në zonën e Medresesë. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, policia ka ndërhyrë duke sekuestruar automjetin e saj luksoz, një BMW në ngjyrë rozë, i cili është kthyer në një element identifikues të saj në rrjetet sociale.
Pamje të siguruara dhe të shpërndara me shpejtësi në internet tregojnë momentin kur mjeti po ngarkohet në karrotrec, ndërsa vetë Brika shihet pranë, duke komunikuar me efektivët.
Deri në këto momente, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi arsyen e sekuestrimit të automjetit. Nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për probleme me dokumentacionin, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor apo çështje të tjera ligjore.
Autoritetet pritet të japin një reagim zyrtar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.