Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni…

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni…

Pikat kryesore

  • Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kundërshtoi argumentin se kontratat janë objekt i drejtësisë dhe për këtë arsye nuk mund të hetohen nga Parlamenti.
  • “Argumenti se kontratat janë subjekt i drejtësisë dhe se nuk mund të ketë komision hetimor nuk qëndron.
  • Ai theksoi se qëllimi i opozitës nuk është të zëvendësojë organet e drejtësisë, por të ushtrojë kontroll parlamentar.

Mbledhja e Komisionit Hetimor për kontratat koncesionare dhe tenderat për ndërtimin e rrugëve u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ku në qendër të diskutimit ishte ligjshmëria dhe roli i këtij komisioni. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kundërshtoi argumentin se kontratat janë objekt i drejtësisë dhe për këtë arsye nuk mund të hetohen nga Parlamenti. “Argumenti se kontratat janë subjekt i drejtësisë dhe se nuk mund të ketë komision hetimor nuk qëndron. Gjykata Kushtetuese, në një vendim të saj të vitit 2014, shprehet se fakti që organet e tjera kushtetuese përmbushin detyrat e veta nuk mund të shërbejë kurrsesi si argument për të refuzuar ushtrimin e detyrave nga Parlamenti” , u shpreh Bardhi. Ai theksoi se qëllimi i opozitës nuk është të zëvendësojë organet e drejtësisë, por të ushtrojë kontroll parlamentar. “Ne nuk po kërkojmë të bëjmë punën e prokurorisë, por të verifikojmë kontratat, të konstatojmë problematika, qoftë edhe për mënyrën se si funksionojnë institucionet, dhe të bëjmë propozime ligjore”, deklaroi ai. Sipas Bardhit, ngritja e komisioneve hetimore është një detyrim kushtetues për Kuvendin. “Dhe e përsëris, ju e keni detyrim kushtetues ngritjen e komisioneve hetimore. E vetmja çështje ku ju mund të pretendoni është objekti, formulimi i objektit. Ne jemi të hapur për propozimin tuaj në lidhje me objektin, nëse keni. Por nuk dëgjova që ju keni një formulim alternativ”, shtoi ai. Debati u ashpërsua më tej në përplasjen me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu, ku Bardhi hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës. “Është e rëndë të vini e të shpifni këtu. Nuk ka asnjë rast të deputetit të opozitës që flet dhe punon kundër integrimit. Por, ndryshe nga ju, ne nuk bëhemi mburojë e korrupsionit. Ne themi: po, hiqini imunitetin zëvendëskryeministres së akuzuar për abuzime prej 1.1 miliardë euro. Ju thoni jo! ”, u shpreh Bardhi. Ai ngriti pyetje mbi qëndrimin e mazhorancës ndaj procesit të integrimit europian. “Kush po e pengon dhe kush është kundër procesit të integrimit? Është opozita apo ju që ngrini kartonin e kuq ndaj prokurorisë? ”, tha ai. Duke iu referuar progres-raportit, Bardhi akuzoi shumicën për kufizim të rolit mbikëqyrës të Parlamentit. “Çfarë thotë progres-raporti? Parlamenti pengohet nga mbikëqyrja e kufizuar e ekzekutivit. Pra, kush po e pengon? Ne që kërkojmë kontroll parlamentar apo ju që votoni kundër kontrollit?”, deklaroi ai. Në vijim, ai akuzoi mazhorancën për moszbatim të vendimeve të Gjykata Kushtetuese. “Kush nuk i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Kemi qenë ne apo ju? Keni qenë ju që keni ngritur dy herë kartonin e kuq kundër Gjykatës Kushtetuese” , tha Bardhi.

Lini një Përgjigje