Hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë/ Rama pritet me daulle dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku janë të pranishëm në inaugurimin e aksit Qukës- Qafë Plloçë, ku prej ditës së sotme do të jetë i aksesueshëm për të gjithë automjetet.
Kryeministri është pritur me daulle, muzikë dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës.
Ky aks është një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën për të përshkuar distancën nga Tirana deri në Korçë.
Pas një pritjeje 16-vjeçare, tashmë distanca Tiranë-Korçë do përshkruhet vetëm për 1 orë e 30 minuta.
Ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej turizmin, por edhe sektorin bujqësor.
Kapet në Kolumbi “Kimisti”/ Pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainën në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull Hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë/ Rama pritet me daulle dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës Begaj për Shën Terezën: Krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike Të shtëna me armë në Shkodër, një i vrarë Rama zbulon pak nga surprizat e Asamblesë së Partisë Socialiste Rama: Fokusi i zhvillimit të turizmit, te mjedisi.
Do të ulim intensitetin e ndërtimeve në bregdet