Kapet në Kolumbi “Kimisti”/ Pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainën në…

Kapet në Kolumbi “Kimisti”/ Pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainën në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull Një nga anëtarët e grupit kriminal që merrej me përpunimin dhe transportimin e kokainës në Frakull të Fierit është vënë në pranga në Kolumbi.

Bëhet fjalë për shtetasin kolumbian Samir Rosales Rodríguez , i njohur me pseudonimin “Kimisti” .

Policia e Shtetit njoftoi se arrestimi u realizua falë shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare, kolumbiane dhe atyre ekuadoriane, përmes koordinimit me Interpolin.

Rodríguez akuzohet se ishte i përfshirë në përpunimin e drogës në banesën e ish-kreut të komunës Frakull, Viktor Çervanaku , ku u zbulua një laborator i përshtatur posaçërisht.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit të Posaçëm kishte konfirmuar dënimet për 10 anëtarë të grupit, mes tyre ish-kryetari Çervanaku me 10 vite burg, djali i tij Denilson Çervanaku me 11 vite e 4 muaj, si dhe të afërmi i tyre Zenel Çervanaku me 9 vite e 4 muaj.

Në total, grupi trafikoi 485 kilogramë kokainë të ardhur nga Kolumbia, e fshehur në thasë me pleh kimik.

Sipas hetimeve të SPAK, grupi ngriti një kompani të tregtimit të plehrave kimike si mbulesë për aktivitetin, ndërsa sasia e drogës u soll nga porti i Pireut në Tivar dhe më pas në Shqipëri.

Kokaina do të përpunohej në laboratorin e improvizuar në Frakull, me ndihmën e ekspertit të huaj tashmë të arrestuar.

Kapet në Kolumbi “Kimisti”/ Pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainën në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull Hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë/ Rama pritet me daulle dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës Begaj për Shën Terezën: Krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike Të shtëna me armë në Shkodër, një i vrarë Rama zbulon pak nga surprizat e Asamblesë së Partisë Socialiste Rama: Fokusi i zhvillimit të turizmit, te mjedisi.

Do të ulim intensitetin e ndërtimeve në bregdet

Lini një Përgjigje