Pikat kryesore
- Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka deklaruar në emisionin “Info Magazine” se viti 2025 po shkon drejt përfundimit si “vit i humbur” për vendin.
- Hamiti theksoi se gjatë gjithë këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk është mbledhur për të shqyrtuar ligje, ndërsa funksionimi i tij ka qenë i bllokuar.
- “Viti 2025 është vit i humbur për Kosovën, nuk po e them vetëm unë, nuk po e themi vetëm ne si LDK, por edhe miqtë tanë.
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka deklaruar në emisionin “Info Magazine” se viti 2025 po shkon drejt përfundimit si “vit i humbur” për vendin. Hamiti theksoi se gjatë gjithë këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk është mbledhur për të shqyrtuar ligje, ndërsa funksionimi i tij ka qenë i bllokuar. “Viti 2025 është vit i humbur për Kosovën, nuk po e them vetëm unë, nuk po e themi vetëm ne si LDK, por edhe miqtë tanë. Ju po e shihni se me muaj të tërë, pothuajse një vit, ata që po merren me Kosovën nuk janë shumë tash. Bëjnë thirrje për formim të institucioneve. Prej dhjetorit të vitit 2024, po shkon viti 2025 pa asnjë mbledhje të Kuvendit në të cilën do të bëhej punë legjislative. Qeveria ka qenë praktikisht në detyrë, e drejtuar nga deputeti Albin Kurti dhe kolegët e tij deputetë, në kundërshtim me ligjin dhe me nenin 72, që thotë shprehimisht se deputeti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion ekzekutiv që i bie qeveritar”, tha Hamiti. “🎉 Për Festat e Nëntorit, ju ftojmë të kaloni një fundjavë me atmosferë shqiptare, relaks dhe shije Çdo stinë sjell mundësi të reja, por vjeshta është ajo që na fton të ndalemi, të reflektojmë 11/15/2025 17:59 Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që tentoi të vrasë djalin e tij 11/15/2025 17:57 Hamiti: 2025-ta vit i humbur për Kosovën 11/15/2025 17:55 Kapet mashtruesi i dënuar me 6 vjet burg në Tiranë