Pikat kryesore
- Ambasadori i BE në Tiranë, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.
- Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme.
- Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri,”-shkruan Gonzato./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News.
Ambasadori i BE në Tiranë, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho. Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ndan detaje nga biseda me kryeprokurorin e posacëm, Gonzato shkruan se forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. “Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho. E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri,”-shkruan Gonzato./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Dumani i dorëzon detyrën/ Braho merr drejtimin e SPAK: Misioni, përtej mandateve individuale “Dy ‘gabimet’ e platformës së Brahos”/ Karamuço: BKH nuk mund të zëvendësojë Policinë e Shtetit “Shoqëria shqiptare është bërë trepolare”, Minxhozi: SPAK duhet të vijojë të ofrojë forcën goditëse, por edhe standard!