Pikat kryesore
- Kryeministri i Groenlandës i ka thënë Donald Trumpit se ai nuk mund ta marrë nën kontroll territorin “vetëm sepse e dëshiron”.
- Hetim pasuror për Osmanin/ Haliti: Verifikimi nuk ka lidhje me ambicien politike të Presidentes Përmbytjet në Kosovë/ Pacarizi: Të evakuuara 6 familje.
- Masa për furnizim me ujë të pijshëm Moti i keq devijoi dy fluturime/ Albcontrol në gatishmëri të plotë për shërbime të sigurta
Kryeministri i Groenlandës i ka thënë Donald Trumpit se ai nuk mund ta marrë nën kontroll territorin “vetëm sepse e dëshiron”. Jens-Frederik Nielsen tha në një deklaratë online: “Në një situatë ku presidenti amerikan ka thënë sërish se Shtetet e Bashkuara janë shumë serioze për Groenlandën, kjo mbështetje nga aleatët tanë në NATO është shumë e rëndësishme dhe e qartë. Edhe një herë, i bëj thirrje Shteteve të Bashkuara të kërkojnë dialog të respektueshëm përmes kanaleve të duhura diplomatike dhe politike, duke përdorur forumet ekzistuese që bazohen në marrëveshjet tashmë në fuqi me Shtetet e Bashkuara. Dialogu duhet të zhvillohet me respekt për faktin se statusi i Groenlandës bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimin e integritetit territorial.” Ai po i referohej një deklarate të mëhershme nga udhëheqësit evropianë, të cilët pohuan se “Groenlanda i përket popullit të saj”. / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Hetim pasuror për Osmanin/ Haliti: Verifikimi nuk ka lidhje me ambicien politike të Presidentes Përmbytjet në Kosovë/ Pacarizi: Të evakuuara 6 familje. Masa për furnizim me ujë të pijshëm Moti i keq devijoi dy fluturime/ Albcontrol në gatishmëri të plotë për shërbime të sigurta