Pikat kryesore
- Kryebashkiaku, sakaq, së bashku me 29 të tjerë, kaloi në gjykim themeli në krye të 4 muajve seancë paraprake.
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar SPAK dhe avokatët e Erjon Veliaj që brenda datës 27 shkurt të depozitojnë parashtrimet e tyre si palë në çështjen ku kryebashkiaku i Tiranës kërkon deklarimin si jo kushtetues të masës së sigurisë “arrest në burg”. Burime mediatike pranë TCH raportojnë se sipas burimeve jozyrtare kërkesa e Gjykatës Kushtetuese u është drejtuar palëve me shkrim nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar njoftoi kalimin e kërkesës së kryebashkiakut në seancë plenare. Kryebashkiaku, sakaq, së bashku me 29 të tjerë, kaloi në gjykim themeli në krye të 4 muajve seancë paraprake.