Pikat kryesore
- TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.
- “Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr.
- 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit. “Mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 183 (87-2025-284), datë 08.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë. Dosja në ngarkim të tij përfshin hetimet për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Kurse , Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Ish-Presidenti mbahet në burg që nga tetori i vitit të kaluar, kurse Monika Kryemadhi është me masë sigurie “detyrim paraqitje” /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Gjykata e Lartë rrëzon padinë e Belerit