Gjini: Ngecja e rrugës Dollc-Gjakovë nga ana e Qeverisë, e pajustifikueshme

Gjini: Ngecja e rrugës Dollc-Gjakovë nga ana e Qeverisë, e pajustifikueshme

Pikat kryesore

  • Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ai ka theksuar se rruga Dollc-Gjakovë është ngecja më e madhe dhe më e pajustifikueshme nga Qeveria.
  • “Në disa fusha kemi pasur bashkëpunim, ndërsa në disa fusha të tjera fare jo.
  • Ngecja më e madhe për Gjakovën nga ana e Qeverisë është rruga Klinë-Gjakovë, Gjakovë-Dollc, kjo ngecje është e pajustifikueshme,” ka thënë Gjini.

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga AAK-ja, Ardian Gjini, njëherësh edhe drejtues aktual i kësaj komune, ka theksuar se kanë pasur ngecje në disa projekte gjatë katër viteve për shkak të Qeverisë që tashmë është në detyrë. Në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, ai ka theksuar se rruga Dollc-Gjakovë është ngecja më e madhe dhe më e pajustifikueshme nga Qeveria. “Në disa fusha kemi pasur bashkëpunim, ndërsa në disa fusha të tjera fare jo. Kemi pasur shpronësime që na kanë bllokuar krijimin e Ndërmarrjes së Re Publike ‘Arkitekti i Qytetit’, vendime këto që duhet t’i merrte Qeveria.” “Kemi pasur ngushtica goxha shumë, por për të qenë korrekt duhet të them si shembull Ministrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, ku me fondet tona e kemi ndërtuar stadiumin e qytetit. Ngecja më e madhe për Gjakovën nga ana e Qeverisë është rruga Klinë-Gjakovë, Gjakovë-Dollc, kjo ngecje është e pajustifikueshme,” ka thënë Gjini. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/29/2025 11:55 Kosova pa institucione, Gërxhaliu: E keqja më e madhe për vendin – po luftohet për pushtet e jo shtet 10/29/2025 11:54 Gjini: Ngecja e rrugës Dollc-Gjakovë nga ana e Qeverisë, e pajustifikueshme 10/29/2025 11:52 Maqedonci takohet me ambasadorin e Gjermanisë, flasin për sigurinë në vend

Lini një Përgjigje