Plot gjashtë kandidatë të partisë AfD kanë vdekur javët e fundit para zgjedhjeve lokale në landin më të populluar të Gjermanisë, Renania Veriore-Vestfalia.
Policia ka deklaruar qartë se nuk ka asgjë të dyshimtë në këto raste vdekjesh.
Megjithatë, numri i vdekjeve ka ngjallur pikëpyetje në rrjetet sociale.
Ministria e Brendshme e landit theksoi se kanë vdekur edhe kandidatë nga parti të tjera, përfshirë të Gjelbrit dhe Socialdemokratët.
AfD është bërë partia e dytë më e madhe në Gjermani në zgjedhjet federale të shkurtit, duke zgjeruar popullaritetin nga lindja në perëndim të vendit.
Agjencia gjermane e inteligjencës e klasifikoi në maj AfD-në si një organizatë ekstremiste e djathtë, përpara se të pezullonte përkohësisht këtë klasifikim për shkak të një ankese që është në proces, raporton bbc.
Raportimet fillestare të mediave sugjeronin se katër kandidatë të AfD-së kishin vdekur, dhe më vonë u raportua edhe për vdekjen e dy kandidatëve zëvendësues, gjë që shkaktoi një valë teorish konspirative në rrjetet sociale.
Bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, nuk u përpoq të ndalte spekulimet, por ndau deklaratën e ekonomistit në pension Stefan Homburg, i cili tha se numri i vdekjeve ishte ‘statistikisht pothuajse i pamundur’.
Megjithatë, Kay Gottschalk, nënkryetari i AfD-së në Renaninë Veriore-Vestfali, deklaroi se ‘informacionet e pjesshme’ që ka në dispozicion nuk tregojnë se vdekjet janë të dyshimta.
Ai theksoi se partia e tij dëshiron që rastet të hetohen ‘pa hyrë menjëherë në fushën e teorive konspirative’.
Strategët e AfD-së shpresojnë në një rezultat të mirë në zgjedhjet lokale në Renaninë Veriore-Vestfali, të cilat konsiderohen si testi i parë i elektoratit që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re federale.
Në zgjedhjet e fundit lokale në maj 2022, AfD mori vetëm 5.4 për qind në landin që përfaqëson ‘zemrën industriale’ të Gjermanisë dhe që ka humbur shumë vende pune.
Megjithatë, në zgjedhjet federale të shkurtit të këtij viti, AfD mori 16.8 për qind në Renaninë Veriore-Vestfali, dhe sondazhet sugjerojnë se mund të arrijë rezultat të ngjashëm edhe në zgjedhjet lokale.
Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Korporata Rugove vizitoi shtatë shkolla fillore në kryeqytet, *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të