Gërxhaliu: Presidentja duhet ta marrë në duar fatin e Kosovës – Të ketë një dialog të…

Gërxhaliu: Presidentja duhet ta marrë në duar fatin e Kosovës – Të ketë një dialog të…

Pikat kryesore

  • Gërxhaliu deklaroi se nese do ketë prapë vonesa në miratimin e buxhetit për vitin 2026, do jetë shumë sfiduese arritja e objektivave për kryetaret që do dalin fitues në zgjedhjet për balotazh me 9 nëntor.
  • Kjo nuk po ndodhë në të ardhmen, duhet të ketë ndoshta një buxhet i cili do të jetë shumë më tepër një kopje e atij që ka qenë i vitit 2025.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në një intervistë për GazetaBlic ka folur për bllokadën institucionale tash e 9 muaj në Kosovë, duke e quajtur këtë situatë shqetësuese, pasiqë sipas tij, Kosova është në një kohë të inflacionit të pakontrolluar dhe kur kemi tkurrje të eksportit e rritje të importeve. “Është shqetësuese fakti që efektet e mungesës së institiucioneve janë çdo ditë e më tepër evidente, jemi në një kohë të inflacionit të pakontrolluar, jemi në një kohë kur kemi tkurrje te eksportit dhe kemi rritje të importeve, domethënë këtë vit do kalojnë në mbi 7 miliard euro dhe kur krejtë kësaj i shtohet fakti që shporta e qytetarëve është cdo ditë më e vobekët, është mjerimi që e ka kapluar Kosovën”, tha ai. Gërxhaliu deklaroi se nese do ketë prapë vonesa në miratimin e buxhetit për vitin 2026, do jetë shumë sfiduese arritja e objektivave për kryetaret që do dalin fitues në zgjedhjet për balotazh me 9 nëntor. “Në anën tjetër, duhet bërë e ditur që për përgatitije të buxhetit për vitin e ardhshëm gjithmonë duhet të ketë dëgjime buxhetore, ku edhe komunat edhe agjencionet tjera i adresojnë dhe i argumentojnë projektet e parapara për vitin kalendarik në të ardhëm. Kjo nuk po ndodhë në të ardhmen, duhet të ketë ndoshta një buxhet i cili do të jetë shumë më tepër një kopje e atij që ka qenë i vitit 2025. Mos të harrojmë që në vitin 2025 , komunave të Kosovës i është marrë afër 210 milion euro nga buxheti i paraparë për investime kapitale në emër të gjobave, të dënimeve gjyqësore për mosimplementim apo moszbatim të kontratës kolektive dhe tani po të kemi prapë vonesa në miratim të buxhetit, ateherë do jetë mjaftë sfiduese arritja e objektivave për kryetar të komunave që do dalin si fitues të zgjedhjeve në nivel lokal”, deklaroi eksperti. Gërxhaliu thekson se sa më tepër që vonohet Kosova në miratimin e buxhetit efektet do jenë më të mëdha, “Qoftë në aspektin qendror, qoftë në aspektin komunal, por mbi të gjitha ekonomia dhe fushat kurciale të ekonomisë kosovare do jenë të goditura, siç është energjentika, siç është digjitalizimi, siç është ambientalizmi dhe të gjitha këto janë objektiva që duhet të arrihen nëqoftëse mendojmë që një ditë të jemi pjesë e familjes evropiane ”, shtoi ai. Në fund, ai deklaroi se është koha kur Presidentja e Kosovës duhet ta marrë në duar fatin e Kosovës dhe se është koha kur duhet të ketë një dialog të mirëfilltë mes pozitës dhe opozitës, pasi sipas tij, nëse shkohet në zgjedhje me diskursin e njejtë, do të përseritet i njejti skenar. “Është koha kur duhet që Presidentja e Republikës së Kosovës ta marrë fatin e Kosovës në duar të veta, është koha kur duhet të ketë dialog të mirëfilltë mes pozitës dhe opozitës për një koalicion sepse nese do shkojmë në zgjedhje dhe mendojmë se zgjedhjet do jenë zgjidhje dhe me kete diskurs që ka dominu në keta 8 muaj do perseritet i njejti skenar”, përfundoi Gërxhaliu. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 09:29 Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, fushata zgjedhore fillon më 3 nëntor 10/31/2025 09:25 Pagat e punëtorëve të RTK-së, Kusari: Kurti duhet të nënshkruaj vendimin që e ka nënshkruar para tre muajve 10/31/2025 09:24 Grabitje e rëndë në Rahovec: Rojën e lidhin për peme, hajnat hyjnë brenda përmes dritares

Lini një Përgjigje