Pikat kryesore
- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale.
- Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik.
- Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”, tha Kurti.
string(51) “qeveria-ne-detyre-e-miraton-buxhetin-per-vitin-2026” Qeveria në detyrë e miraton buxhetin për vitin 2026 Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale. “Buxheti i ri do të jetë 4 miliardë euro. Rreth 1 miliard euro janë buxhetuar për investime kapitale. Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”, tha Kurti. Qeveria në detyrë e miraton buxhetin për vitin 2026 Kurti: Nga nëntori pensionet rriten nga 120 euro në 150 euro, shtesat për fëmijët do të rriten për 50% Kurti në qeveri të “vjetër” po e miraton projektligjin për buxhetin 4 miliardësh, pagën e 13’të: S’jam i sigurt se kalon Dyshohet se dhunoi një grua që u raportua e zhdukur, arrestohet një burrë në Ferizaj Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn i buzëqeshur në Gjykatën Kushtetuese (Foto) Haradinaj: Opozita i ka mundësitë për qeverinë, por mungon një marrëveshje – zgjedhjet e pashmangshme