Gent Sejko: Ekonomia shqiptare në rritje, norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar

Gent Sejko: Ekonomia shqiptare në rritje, norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar

Pikat kryesore

string(83) "gent-sejko-ekonomia-shqiptare-ne-rritje-norma-baze-e-interesit-mbetet-e-pandryshuar" Gent Sejko: Ekonomia shqiptare në rritje, norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për mediat deklaroi se ekonomia shqiptare po përjeton një rritje të qëndrueshme dhe se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar, për të siguruar stabilitetin financiar. “Ekonomia shqiptare është në rritje dhe kjo pritet të vazhdojë. Ne jemi të fokusuar që të ruajmë stabilitetin monetar, prandaj norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë në këtë fazë”, deklaroi Sejko. Guvernatori shtoi se rritja e pagave dhe faktorëve të tjerë ekonomikë do të ndikojnë në një rritje të moderuar të inflacionit, por Banka e Shqipërisë do të bëjë çdo përpjekje për ta mbajtur atë nën kontroll. “Rritja ekonomike e vitit të ardhshëm synohet të qëndrojë në intervalin 3.3 deri në 3.6 përqind, ndërsa ne shpresojmë që ajo të jetë edhe më e lartë ,” tha ai. Një tjetër lajm pozitiv që solli Gent Sejko ishte përmirësimi i sistemit të pagesave në vend. “Po punojmë intensivisht për dixhitalizimin e sistemit të pagesave dhe formalizimin e ekonomisë. Kjo do të sjellë lehtësira të mëdha për qytetarët dhe bizneset shqiptare, me transferta pa komision deri në 40 mijë lekë dhe ulje të komisioneve për transfertat më të mëdha”, shpjegoi guvernatori. Sejko theksoi gjithashtu se transaksionet do të jenë më të shpejta, më të sigurta dhe më ekonomike, duke e afruar sistemin shqiptar me standardet evropiane. “Qëllimi ynë është që qytetarët shqiptarë të përfitojnë nga lehtësitë që ofron një sistem modern dhe transparent, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin e transfertave” Në përfundim, Guvernatori Sejko ishte optimist për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë dhe për rolin e Bankës së Shqipërisë në këtë proces. “Ne po punojmë për një ekonomi më të fortë, më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”. Sekuestrohet “Lamborghini Urus” me vlerë 160 mijë euro në Tiranë, dyshohet se u ble me para krimi ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga! Gent Sejko: Ekonomia shqiptare në rritje, norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar Moti merr kthesën e fortë/ Meteorologia: Rënie drastike temperaturash dhe dëborë Rama: Oficerët e sigurisë në shkolla, garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë, reagon PD: Asnjë surprizë nga Begaj, presidenti është komanduar nga qeveria

Lini një Përgjigje