Garancia sovrane, 8 milionë euro të përdorura nga skema”, Yzeiraj: Së shpejti Banka…

Garancia sovrane, 8 milionë euro të përdorura nga skema”, Yzeiraj: Së shpejti Banka…

Pikat kryesore

  • Sipas tij, skema do të qëndrojë e hapur deri në vitin 2028, ndërsa projektet e financuara deri tani janë konsideruar ambicioze dhe me ndikim për sektorin privat.
  • Zv.ministri theksoi gjithashtu se qeveria po ndërton Bankën Kombëtare të Zhvillimit, e cila do të shërbejë si institucion afatgjatë për instrumentet e financimit të ekonomisë.
  • “ Garancia sovrane ka qenë vetëm për bujqësinë, ndërsa banka ka vënë në dispozicion një linjë kredie për bizneset e vogla dhe të mesme.

Zv. ministri i Financave Endri Yzeiraj deklaroi se skema e garancisë sovrane për bizneset e vogla dhe të mesme ka nisur të japë rezultate pozitive, duke bërë të mundur përdorimin e 8 milionë eurove nga fondi prej 30 milionë eurosh. Sipas tij, skema do të qëndrojë e hapur deri në vitin 2028, ndërsa projektet e financuara deri tani janë konsideruar ambicioze dhe me ndikim për sektorin privat. Zv.ministri theksoi gjithashtu se qeveria po ndërton Bankën Kombëtare të Zhvillimit, e cila do të shërbejë si institucion afatgjatë për instrumentet e financimit të ekonomisë. “ Garancia sovrane ka qenë vetëm për bujqësinë, ndërsa banka ka vënë në dispozicion një linjë kredie për bizneset e vogla dhe të mesme. Kemi pasur 8 milionë euro nga 30 milionë të përdorura nga skema aktuale. Duke qenë se skema është miratuar verën e kaluar, është një shifër e kënaqshme, sepse ka 4-5 muaj që po përthithet nga sektori. Ka pasur projekte mjaft ambicioze dhe e gjithë kjo eksperiencë do të jetë një leksion apo shembull për bizneset e tjera. Skema duhet të jetë e hapur deri në vitin 2028, aplikimet do të jenë deri në dhjetor 2028 dhe kemi lënë të hapur mundësinë e rishikimit në të ardhmen. Do të duhet të shohim si do të ripërthithet dhe, së dyti, elementi i rëndësishëm është se po ndërtojmë një institucion të ri, Bankën Kombëtare të Zhvillimit, dhe do të jetë institucioni afatgjatë për instrumentet e financimit.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kredi me interesa të ulëta/ Yzeiraj: Skema e re, fokus modernizimin e bizneseve. Ja kush përfiton Të përfshirë në ndërtime pa leje/ AMP nis hetim në Sarandë dhe Ksamil, disa efektivë të arrestuar Shpërthen Ebola në Kongo, 50 të vdekur

Lini një Përgjigje