Mbrëmjen e sotme, G Bani ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP pas një momenti të papritur. Ledjoni u fut në shtëpi për t’i dhënë lajmin se babai i tij ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore, çka e detyroi G Banin të merrte vendimin për të dalë menjëherë.
Megjithatë, ajo që ka ngritur shumë pikëpyetje është momenti i fundit i largimit të tij. Sapo ka mbyllur derën pas vetes, ai është dëgjuar duke thënë: “Është rrëne që të më nxirrni?!” Kjo frazë ka bërë që ndjekësit të ngrenë dyshime mbi vërtetësinë e situatës.