Reperi G-Bani ka reaguar për herë të parë pasi u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u nis menjëherë drejt Londrës për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.
Në një postim në Instagram, ai falënderoi të gjithë për përkrahjen dhe sqaroi se nuk do të publikojë foto me të atin në një moment të tillë të vështirë, duke refuzuar t’u japë “ushqim” atyre që e ndjekin për sensacion.
“Besojeni apo jo, edhe unë kam familje. Nuk kam dalë nga ferra,” – shkroi ai, duke iu drejtuar edhe atyre që e kanë kritikuar apo ofenduar gjatë rrugëtimit të tij në BBVA4.
G-Bani i la pas të gjitha që ndodhën brenda shtëpisë, duke u fokusuar tek ajo që ka më shumë rëndësi për të: familja.
