Enxhi Nasufi flet për ndarjen pas 7 vitesh: “Doja fëmijë, nuk mund të prisja pafund”

Këngëtarja dhe moderatorja e “Wake Up”, Enxhi Nasufi, ka folur për herë të parë publikisht mbi ndarjen nga partneri i saj pas një lidhjeje 7-vjeçare. E ftuar në emisionin “Andale”, ajo ka rrëfyer se marrëdhënia e tyre ka përfunduar, duke lënë të kuptohet se ndryshimet në pritshmëritë për të ardhmen ishin një faktor vendimtar.

Nëse unë dua të bëhem me fëmijë dhe ai nuk është ende gati, nuk do të rri ta pres sa të jetë”, – ka thënë Enxhi, duke nënkuptuar se dëshira e saj për të krijuar familje nuk ishte në të njëjtën linjë me atë të partnerit.

Ajo ka pranuar se nga 7 vite lidhje, dy vitet e fundit i kanë kaluar në bashkëjetesë, por me kalimin e kohës kuptoi se rrugët e tyre po shkonin në drejtime të ndryshme. Megjithatë, Enxhi nuk ka dhënë një arsye të drejtpërdrejtë për ndarjen, por ka lënë të kuptohet se nuk ka qenë një vendim i momentit, por diçka e menduar prej kohësh.

Pavarësisht kësaj periudhe të vështirë, ajo shprehet e fokusuar te karriera dhe projektet e saj, duke lënë të hapur mundësinë për një kapitull të ri në jetën personale.

Lini një Përgjigje