Flisni për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët”/ PD kërkon…

Flisni për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët”/ PD kërkon…

Pikat kryesore

  • Kuvendi pritet të shqyrtojë kërkesën e opozitës dhe mbetet të shihet nëse ndaj Ballës do të ketë masë disiplinore apo nisma do të rrëzohet.

“Flisni për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët”/ PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga seancat e Kuvendit: Përdori gjuhë joparlamentare Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që Kuvendi të marrë masa disiplinore ndaj socialistit Taulant Balla, pas përdorimit të asaj që opozita e konsideron “gjuhë joparlamentare”, gjatë seancës së djeshme të Kuvendit. PD ka kërkuar me anë të një shkrese drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën përjashtimin e tij nga seancat parlamentare, duke argumentuar se sjellja e Ballës përbën shkelje të rregullores dhe etikës së Kuvendit. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, PD ka cituar frazat e Ballës dje drejtuar deputetëve të opozitës kur u shpreh: “Flisni për lepuj, por po folët për lepuj, duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin në pritë e sjell zagari”. Kuvendi pritet të shqyrtojë kërkesën e opozitës dhe mbetet të shihet nëse ndaj Ballës do të ketë masë disiplinore apo nisma do të rrëzohet. loading…

Lini një Përgjigje