Pikat kryesore
- Përballë gazetarit Blendi Fevziu sonte në “Opinion”, Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani.
- Fevziu ia tha troç që në fillim te intervistës se gjëja e fundit që priste ishte ta shihte në këtë detyrë, duke i kujtuar deklaratat e tij të mëparshme kundër sistemit.
- Si gazetari më i vjetër në Shqipëri besoj duhet ta dije se ka diferencë mes Avokatit që emërohet me firmë të kryeministrit dhe atij nga deputetët e zgjedhur në Parlament me votat e shqiptarëve.
Përballë gazetarit Blendi Fevziu sonte në “Opinion”, Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani. Fevziu ia tha troç që në fillim te intervistës se gjëja e fundit që priste ishte ta shihte në këtë detyrë, duke i kujtuar deklaratat e tij të mëparshme kundër sistemit. -Kështu do e ndryshoje sistemin? Shabani : Po! Si gazetari më i vjetër në Shqipëri besoj duhet ta dije se ka diferencë mes Avokatit që emërohet me firmë të kryeministrit dhe atij nga deputetët e zgjedhur në Parlament me votat e shqiptarëve. Unë garova, në listë, dhe roli nuk është pjesë e qeverisë, është gjithmonë opozitar. -Relativisht, s është e thënë! Shabani : Monitoron punën e qeverisë, mbron qytetarët, denoncon korrupsionin, është vazhdimësia e asaj që unë kam bërë si aktivist në 20 vjet. U pyet edhe për rastin e Belinda Ballukut dhe skandalin te AKSHI. Shabani : Ju e keni pasqyruar punën time si aktivist dhe e dini mirë se nga 6 kallëzimet që kam çuar në SPAK, njëri është për zonjën që përmendët. Roli im nuk është prokurori, unë s’jam prokuror për të hetuar, por nëse zyrtarët shkelin të drejtat e njeriut, të jesh i sigurt që nëse deri dje kam denoncuar, kësaj radhe kam një institucion për ta luftuar abuzimin e tyre. -A keni ju një opinion? Shabani: Jam i njëjti njeri si dje, por unë kam bërë një betim që të mbroj një institucion prej 70 vetësh dhe qytetarin shqiptar. -Një njeri i lirë që erdhi kundër këtij sistemi, tani futët në një kuti ku s’ka dot një mendim të vetin? Shabani : Është përgjegjësi publike që unë të përfaqësoj një pozicion kushtetues. -Si i morët firmat e opozitës? Shabani : Kur u hap gara, ka qenë periudha kur ne kishim vendosur një grup të përbashkët, një front të gjerë opozitar. Takova deputetë të të gjitha partive, personalisht! I kam kontaktuar personalisht! Takova dhe deputetë të PS-së që i kam miq, më thanë nuk firmosim dot se e kemi vendim politik. PS nuk lejonte që të mbështeste askënd dhe do të gjykonte atë që do të sillte opozita. Mblodha firmat, i dorëzova. -Nuk bisedove me zotin Berisha? Shabani: Jo! -Kur ata thanë po tërheqim firmat, moralisht nuk ndjeve që duhet të tërhiqeshe? Shabani: Më duheshin 28 firma, mblodha 35 firma, pikërisht duke menduar se dikush do të vendosej në siklet. Kam pritur deri më 2 dhjetor që ishte afati i fundit, ata i kanë tërhequr pasi mbaroi gara, ishte e pamoralshme, ishte përpjekje për të më hequr mua nga gara. Edhe ligjërisht, ka një parim që quhet e sigurisë juridike, një e drejtë e fituar, nuk mund të përdoren procedurat për t’ja marrë një individi. Pavarësisht sa më sipër, Shabani theksoi “ se një pjesë e mirë e tyre (deputetëve) e kanë uruar për postin” . Skepticizmit të Fevziut për mënyrën si i siguroi votat, ai iu përgjigj kështu: Ishin pesë parti në votim të fshehtë, PS ka vetëm 82 mandate në sallë. Qartazi e vetmja që mungon ishte PD-ja. Pse mungoi ajo në sallë është pyetje për Partinë Demokratike. Nuk ka nevojë për teori kaq të mëdhaja konspirative! Po pse Shabani u “thye” me PD-në? “Ata kanë patur vendim për t’u tërhequr nga procesi, është hera e tretë që e bëjnë”, u përgjigj ai. Kujtojmë se në mes të kaosit e polemikave në Kuvend, Shabani u votua si Avokat i Popullit, në seancën plenare të 18 dhjetorit.