Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të…

Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të…

Pikat kryesore

  • Bateristja e rrymës heavy metal dhe admiruesja e “Zonjës së Hekurt” Margaret Thatcher, rrezikoi dhe fitoi.
  • Nacionalizmi i asaj që tashmë quhet “Meloni aziatike” rezultoi tërheqës sidomos për të rinjtë.
  • Analizat e para tregojnë se një rol kyç në suksesin e saj në zgjedhje e kanë pasur brezat e rinj.

Bateristja e rrymës heavy metal dhe admiruesja e “Zonjës së Hekurt” Margaret Thatcher, rrezikoi dhe fitoi. Nacionalizmi i asaj që tashmë quhet “Meloni aziatike” rezultoi tërheqës sidomos për të rinjtë. Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi vendosi të shfrytëzojë “muajin e mjaltit” me opinionin publik dhe popullaritetin e lartë të fillimit të mandatit për të shpërndarë Parlamentin dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Llogaritje rezultoi e saktë: fitorja erdhi në kohë rekord. Analizat e para tregojnë se një rol kyç në suksesin e saj në zgjedhje e kanë pasur brezat e rinj. Mes tyre, Takaichi pëlqehet edhe për mesazhin e fuqishëm emancipues që përçon ngjitja e saj në pushtet. Ajo është gruaja e parë në krye të qeverisë japoneze dhe vetë historia e saj familjare është simbol i një shoqërie në ndryshim, ku patriarkalizmi tradicional po lëkundet. Vajzë nga provinca, u përball me kundërshtimin e prindërve që nuk donin as ta dërgonin në universitet. Në jetën private u martua dy herë me të njëjtin burrë, por në martesën e dytë këmbënguli që të ishte bashkëshorti ai që të merrte mbiemrin e saj. Në garën për drejtimin e partisë në pushtet mundi një trashëgimtar të një dinastie politike, djalin e ish-kryeministrit Koizumi. Edhe kjo i ka shtuar pikë: një “e jashtme” me origjinë modeste që ia doli në një elitë politike të dominuar për dekada nga mbiemra të mëdhenj.

Lini një Përgjigje