Zgjerohet protesta/ Qytetarët në Tropojë protestojnë sot në orën 18.00 përpara muzeut të…

Zgjerohet protesta/ Qytetarët në Tropojë protestojnë sot në orën 18.00 përpara muzeut të…

Pikat kryesore

  • Protesta e qytetarëve e cila nisi fillimisht në Tiranë është shpërndarë edhe në qytete të tjera.
  • Ata do të mblidhen në orën 18.00, përpara muzeut të qytetit.
  • “Merr një flamur në dorë, bëj pankartën tënde, merr familjen me vete dhe hajde protesto për çdo padrejtësi gjatë këtyre 35 viteve”- shkruhet në njoftim.

Protesta e qytetarëve e cila nisi fillimisht në Tiranë është shpërndarë edhe në qytete të tjera. Ditën e sotme do të protestojnë edhe qytetarët në Tropojë. Ata do të mblidhen në orën 18.00, përpara muzeut të qytetit. “Merr një flamur në dorë, bëj pankartën tënde, merr familjen me vete dhe hajde protesto për çdo padrejtësi gjatë këtyre 35 viteve”- shkruhet në njoftim. Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi është shpërndarë në qytete të tjera të vendit dhe diasporë. Saranda, Kukësi, Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Korça kanë protestuar, duke ritheksuar kërkesën e tyre e cila lidhet me anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Lini një Përgjigje