Pikat kryesore
- Ka përfunduar koha e rregullt në barazim pa gola, mes Spanjës dhe Argjentinës.
- Kampionët në fuqi do të shkojnë drejt kohës shtesë me lojtarë.
- Enzo Fernandez u largua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.
Ka përfunduar koha e rregullt në barazim pa gola, mes Spanjës dhe Argjentinës. Kampionët në fuqi do të shkojnë drejt kohës shtesë me lojtarë. Enzo Fernandez u largua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. Spanja dhe Argjentina kërkojnë fitimin e trofeut më të rëndësishëm në botë. Cili do të jetë kampioni i botës? Siç e thamë, kampionia e Europës jepet favorite ndaj kampiones në fuqi të botës. Ndoshta, sepse Spanja është më skuadër, dhe sepse ka arritur deri në fund pa polemika, edhe pse disa herë me vështirësi. Fitorja 2-0 në gjysmëfinale ndaj Francës ishte prova më e mirë. Gjithsesi, përgatitja e europianëve u dëmtua, sepse frika nga rrufetë bëri që të mos zhvillohej stërvitja e fundit. Mungesa nuk ka dhe trajneri Luis De La Fuente bën këtë analizë. “Ne do të luajmë për të fituar. Kam admirim të madh për Argjentinën, një rival tepër I fortë dhe një finalist I denjë. Le ta shijojmë këtë finale, nuk është pak të jesh këtu. Ne do të luajmë sipas stilit tonë. Nuk kam ndërmend të mbulojë Mesin një për një. Do t’iu tregoj një rast kur isha trajner I të rinjve tek Sevilja dhe e mbuluam Mesin një për një. Për 75 minuta rezultati ishte 0-0, por në vetëm 15 minuta ai na shënoi 4 gola. Mesi është I papërsëritshëm, ndërsa Jamali duhet të jetë Jamali”, tha ai. Po Argjentina? Kampionët e Amerikës Latine mundën gjithashtu bindshëm në gjysmëfinale Anglinë me shifrat 2-1, dhe padyshim varet shumë nga Mesi. Stërvitja e fundit kaloi krejt normal, pa probleme fizike dhe mungesa nuk do të ketë. Legjenda e topit gjithashtu foli para ndeshjes. “Mirëmbrëma. Ne e luajmë futbollin me shumë pasion, me dëshirën e madhe për të luajtur, për t’u argëtuar, në çfarëdo vendi, që në moshë të vogël, në shkollë, në universitet, nëpër skuadra. Ne nuk mendojmë kurrë për presionin, por e shohim si një sfidë natyrale, thjesht që duhet të luajmë, të japim gjithçka, të konkurrojmë. Ne jemi një grup konkurrues dhe duam që të fitojmë. Ky është një sport kolektiv dhe rivali është gjithnjë I fortë, dhe jo gjithmonë mund të fitosh. Shpesh ndodh që humbet më shumë sesa fiton, por kjo të ndihmon të rritesh si njeri dhe si lojtar”, tha Messi. Bilanci mes Spanjës e Argjentinës është i barabartë, me nga 6 fitore secili ekip dhe me dy barazime.